Promovim i antologjisë së poezisë ballkanike "Rruga e Shenjtë"

18.06.2015 10:09

Në kuadër të aktiviteteve të programit të Seminarit ndërkombëtar për gjuhë dhe letërsi të Maqedonisë, sonte në Ohër do të promovohet antologjia e poezisë ballkanike "Rruga e Shenjtë" nga poeti dhe kritiku letrar Rade Siljan...

Në këtë vepër janë përfshirë 206 poetë nga njëzetë shtete ballkanike: Shqipëria, Bosnjë e Hercegovina, Bullgaria, Greqia, Kosova, Maqedonia, Rumania, Sllovenia, Serbia, Kroacia, Turqia dhe Mali i Zi.

Edicionin do ta promovojë Kristina Nikollovska, ndërsa vargje do të lexojnë makedonistë të njohur nga shtetet ballkanike, pjesëmarrës në seminarin ndërkombëtar.