Botë

Tërmet i fortë në Indonezi, lëkundet ishulli Flores

31.08.2026 13:13

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur ishullin Flores në Indonezi...

Një tërmet me magnitudë 5.2 ballë ka goditur ishullin Flores në Indonezi, duke rikthyer shqetësimet në një rajon që është goditur nga disa lëkundje të forta gjatë këtij muaji.
 
Sipas të dhënave të Qendrës Sizmologjike Evropiane-Mesdhetare (EMSC), epiqendra e tërmetit ishte në det të hapur, pranë bregdetit të Floresit, në një thellësi prej rreth 10 kilometrash.
 
Deri më tani, nuk raportohet për viktima, të lënduar apo dëme materiale si pasojë e lëkundjeve.
 
Gjithashtu, nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.
 
Lëkundja e fundit vjen në një periudhë veçanërisht të ndjeshme për Floresin. Më 15 gusht, një tërmet shumë më i fuqishëm me magnitudë 7.7 goditi rajonin, duke shkaktuar viktima, dëme të konsiderueshme dhe zhvendosjen e dhjetëra mijëra banorëve. Pas tij janë regjistruar edhe disa tërmete pasuese në zonën e Floresit.
 
Rajoni i Floresit është një nga zonat sizmikisht aktive të Indonezisë, ndaj lëkundjet dhe tërmetet pasuese janë të zakonshme.
 
Autoritetet dhe shërbimet sizmologjike vijojnë monitorimin e aktivitetit në zonë, ndërsa deri në këto momente situata nuk raportohet të ketë shkaktuar pasoja të reja serioze.