Ekonomi
Ulen çmimet e derivateve të naftës, rriten ato të benzinës
31.08.2026 13:31
Nga mesnata, dizeli do të shitet me çmim më të ulët për 6,50 denarë për litër...

Komisioni Rregullator i Energjetikës, i Shërbimeve të Ujit dhe i Shërbimeve të Menaxhimit me Mbeturina Komunale i Republikës së Maqedonisë së Veriut (KRRE) solli vendimin, me të cilin bëhet ulja e çmimeve të shitjes me pakicë të derivateve të naftës mesatarisht 2,06 % në raport me vendimin e datës 24.8.2026.
Çmimet e shitjes me pakicë të benzinave EUROSUPER BS-95 dhe EUROSUPER BS-98 rriten për 1,00 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i ЕURODIZELIT (D-Е V) ulet për 6,50 den/l.
Çmimi i shitjes me pakicë i Vajit Ekstra të Lehtë për Amvisëri (ЕL-1) ulet për 3,50 den/litër.
Çmimi i shitjes me pakicë i Мazutit М-1 SU ulet për 1,166 den/kg dhe tani do të jetë 44,410 den/kg.
Nga data 1.9.2026, nga ora 00:01, çmimet maksimale të derivateve të naftës do të jenë:
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 95 94,00 (denarë/litër)
- Benzinë motori EUROSUPER BS - 98 96,00 (denarë/litër)
- Naftë motori EURODIZEL BS (D-E V) 95,00 (denarë/litër)
- Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) 97,00 (denarë/litër)
- Mazut М-1 SU 44,410 (denarë/kilogram)
