Stërvitje ndërkombëtare në terren "IPA Kampeks 2015"
Një shembull praktik për rëndësinë e menaxhimit me kampin për popullatën e pësuar nga tërmeti katastrofik do të prezantohet sot në kuadër të ditës për mysafirët e lartë të stërvitjes ndërkombëtare në terren "IPA Kampeks 2015"...

Fjalim do të mbajë drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim (ZSHS) Shaban Saliu, sekretari i Shtetit në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë Milosh Bizjak, si dhe kreu i Delegacionit të Bashkimit Evropian në Maqedoni, Aivo Orav.
Të pranishmit do të shkojnë në fshatin Vizbeg pranë hotelit Nju Star, ku edhe mbahet stërvitja e organizuar nga ZSHS në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të BE-së për ndihmë humanitare dhe mbrojtje civile dhe konsorciumi i formuar për këtë dedikim, i përbërë nga shërbimet për mbrojtje dhe shpëtim të Sllovenisë, Kroacisë, Gjermanisë, Italisë, Suedisë dhe kompanisë private "Sinerxhis" nga Austria.
Skenari i stërvitjes parashikon tërmet katastrofik në pjesën veriore të Republikës së Maqedonisë dhe ngritjen e lagjes me tenda për popullatën e pësuar. Republika e Maqedonisë në stërvitje do të përfaqësohet nga njësitë e ZSHS-së, MPB-së, Ministritë e Shëndetësisë, Arsimit, Punës dhe Politikës Sociale, Qendra për Menaxhimin e Krizave, Kryqi i Kuq, Qyteti i Shkupit (Brigada për mbrojtjen nga zjarri e Qytetit të Shkupit, Ndërmarrja Publike e Transportit ), Federata e sporteve alpiniste, Lidhja zjarrfikëse dhe Lidhja e Radio-amatore e Maqedonisë.
Stërvitja ka filluar më 15 qershor me ushtrim të simuluar komandues, në të cilën është kërkuar dhe shqyrtuar ndihma e ofruar dhe e pranuar nga vendet në rajon. Më 16 qershor kanë arritur ekipe nga Gjermania, Italia, Turqia, Shqipëria, Kosova, Bosnja e Hercegovina, Serbia, Mali i Zi, dhe dje u ngrit edhe kampi për persona të zhvendosur përkohësisht, ku do të pranohen rreth 250 statista.
