Rajon
Plazhi i Velipojës vijon të jetë i preferuar, edhe pse vera po mbaron
31.08.2026 15:02
Përveç shkodranëve, të cilët janë të pandashëm nga kjo vijë bregdetare, në Velipojë këtë periudhë mbizotërojnë emigrantët...

Përveç shkodranëve, të cilët janë të pandashëm nga kjo vijë bregdetare, në Velipojë këtë periudhë mbizotërojnë emigrantët, kryesisht ata që jetojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por edhe në Gjermani, Itali, Angli e vende të tjera.
Pavarësisht se rezervimet në këtë plazh vijojnë deri në mes të shtatorit, operatorët turistikë evidentojnë disa problematika për të cilat, sipas tyre, duhet të merren masa që sezoni i ardhshëm të jetë më i mirë.
Ndërsa për pushuesit që vijnë nga qytete të ndryshme të Shqipërisë dhe nga shtete të tjera, Velipoja mbetet një destinacion i preferuar.
Velipoja vijon të presë pushues edhe në ditën e fundit të gushtit, ndërsa të rinjtë duket se e kanë të qartë ftesën për ata që ende nuk e kanë vizituar këtë verë:
“Ejani në Velipojë!”
LULJETA NDOKA
