Maqedoni

BDI: Qeveria tërheq 6 milionë euro për Bulevardin “Hasan Prishtina” në Vizbeg

31.08.2026 15:25

BDI thotë se Qeveria VMRO-DPMNE - VLEN i ka tërheq 6 milionë eurot e siguruara për Bulevardin “Hasan Prishtina” në Vizbeg...

BDI thotë se Qeveria VMRO-DPMNE - VLEN i ka tërheq 6 milionë eurot e siguruara për Bulevardin “Hasan Prishtina” në Vizbeg dhe këto mjete zgjodhi t’i ridestinojë për një projekt tjetër. BDI thotë se këto mjete janë siguruar gjatë qeverisjes së tyre me LSDM-në dhe kërkon kthimin e menjëhershëm dhe realizimin e Bulevardit “Hasan Prishtina”. 
 
“Rikthejini mjetet për Bulevardin “Hasan Prishtina”. Zgjerojeni Rrugën e Kaçanikut dhe bëjeni lidhjen Shkup - Bllacë funksionale. Vizbegu nuk është qytetar i dorës së dytë. BDI nuk do të heshtë. Do të kërkojmë përgjigje konkrete: Pse u morën 6 milionë eurot? Dhe kur fillojnë punimet për Bulevardin “Hasan Prishtina”? Vetëm një qeveri e papërgjegjshme mund të lejojë që një projekt, për të cilin janë siguruar paratë dhe është përgatitur dokumentacioni, të mos realizohet vetëm për tekat e saj politike.”, - deklaroi Bekim Rexhepi nga BDI.