Botë

Forumi strategjik i Bledit, Jansha: Zgjerimi i BE-së s’është favor, është strategji

31.08.2026 15:49

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri për të ardhmen e kontinentit....

Zgjerimi i Bashkimit Evropian është një domosdoshmëri për të ardhmen e kontinentit. Zgjerimi nënkupton përmbushjen e kritereve, por edhe  besueshmërinë nga të dyja palët. Kështu tha nikoqiri i Forumit strategjik të Bledit, kryeminisitri slloven Janes Jansha. Sipas tij, Evropa po lëviz, por jo me shpejtësi të mjaftueshme. Fuqia për të formësuar të ardhmen ndërtohet gradualisht, tha ai. Por, momenti që përcakton shpesh ndodh papritur, theksoi Jansha në fjalimin e tij  për të ardhmen evropiane.
 
“Zgjerimi nuk është një favor i vendeve kandidate, është vendim strategjik për formën e ardhme të kontinentit tonë. Sigurisht, siç e kemi dëgjuar shpesh, kushtet patjetër të përmbushen, por besueshmëria funksionon në të dyja anët. Evropa duhet ta mbajë fjalën. Siç e kam thënë disa herë: Nëse BE-ja nuk zgjerohet, dikush tjetër do ta bëjë atë, në dëm tonin.”, - deklaroi kryeministri i Sllovenisë, Janes Jansha.
 
Projekti i themelimit të BE-së duhet t’u përgjigjet edhe sfidave aktuale, tha ministri slloven, Kajzer. Sipas tij, kërcënimet nuk janë në dorë të një vendi evropian, por kërkohet  bashkëpunim mes dy fuqive, ShBA-së dhe Evropës.
 
“E dimë se BE-ja është bërë si projekt i paqes dhe ajo çka na duhet është forma e Evropës, ambiciet që etërit themelues synonin e që është i përshtatshëm për sfidat e sotme. Pra, na duhen ndryshime dhe na duhet që këtë ta bëjmë bashkërisht. Ne jemi 27 anëtarë. Kjo nuk do të arrihej në izolim. Një lidhje e fortë midis BE-së dhe ShBA-së, që e quaj boshti transatlantik, mbetet thelbësore.”, - theksoi ministri i Jashtëm i Sllovenisë, Tone Kajzer. 
 
Në këtë forum dyditor marrin pjesë edhe ministrat e jashtëm të vendeve të Ballkanit Perëdnimor, mes tyre edhe ministri Timço Mucunski. Evropa Qendrore dhe Juglindore në një botë korridoresh, siguria dhe zgjerimi janë fokusi i takimit të kryediplomatëve nga vendet e rajonit. Tema tjera  që zënë vend në këtë  konferencë ndërkombëtare lidhen me sigurinë evropiane dhe globale, marrëdhëniet transatlantike, ekonominë dhe konfliktet ndërkombëtare.
 
NERMIN MULAKI FEJZULLAHU