Protestë e transportuesve, transportuesit presin zgjidhje të statusit të tyre
31.08.2026 15:56
Transportuesit e organizuar nga shoqata maqedonase e transportit "Makam-Trans" protestuan para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup...

Transportuesit e organizuar nga shoqata maqedonase e transportit "Makam-Trans" protestuan para selisë së Delegacionit të Bashkimit Evropian në Shkup, duke kërkuar një zgjidhje për problemin e qëndrimit të kufizuar të shoferëve profesionistë në zonën Shengen. Protesta është një lloj paralajmërimi përpara takimit të nesërm të Grupit të Punës në Bruksel: Nga ky takim, transportuesit presin një rezultat, pra një zgjidhje për statusin e tyre pasi u përballën me probleme për shkak të rregullores 90/180 të BE-së, sipas së cilës shtetasit e vendeve të treta mund të qëndrojnë për një maksimum prej 90 ditësh në çdo periudhë 180-ditore.
"Pas shtatë muajsh, problemi me qëndrimin ende nuk është kapërcyer. Meqenëse shtatori është fillimi i punës, duam të dërgojmë një mesazh të qartë - diçka duhet bërë.", - deklaroi Biljana Muratovska nga “Makam-Trans”.
“Problemi më i madh është se nuk i numërojnë ditët sikur të shkonim për turizëm, kjo është një nga gjërat, e dyta është se nuk i numërojnë në ditë, por në orë, ndonjëherë ndodh që mbërrijmë në 12 dhe 15 minuta, ai ma numëron gjithë ditën.”, - theksoi transportuesi, Dimitar Stojanoski.
“Këtë herë po mundohemi të shkojmë deri në fund derisa të gjendet zgjidhje përfundimtare, dhe jo sikur herën e kaluar vetëm këshilla dhe nuk u zgjidh problemi.”, - u shpreh transportuesi, Senad Idrizi.
Në të njëjtën kohë, protesta të transportuesve po zhvillohen edhe në Serbi, Bosnjë dhe Hercegovinë dhe Mal të Zi.
VLORA LATIFI TOPOJANI
