SHBA: Vështirë formohen forca të opozitës siriane për trajnim kundër SHI-së
18.06.2015 10:22
SHBA-ja njoftoi se vështirë po realizohet plani për formim të forcave të opozitës siriane, të cilët duhet të trajnohen për luftë kundër pjesëtarëve të grupit Shteti Islamik (SHI), por ende është shumë herët për anulim...

"Ne kemi vende të mjaftueshme për trajnim, por tani për tani nuk ka mjaft kandidatë që t'i plotësojmë", deklaroi në Kongres ministri amerikan i Mbrojtjes Ashton Karter.
Kryetari i Këshillit të shefave të Shtatmadhorive të forcave të armatosura të SHBA-së, gjenerali Martin Dempsi theksoi se trajnimi, i cili, sipas përfaqësuesve zyrtarë, do të realizohet me Jordanin dhe Turqinë, por që ka filluar dhe ende "është tejet herët të heqim dorë nga ai".
