Botë
Garë me kohën në Nepal, kërkohen qindra të bllokuar në tunele
31.08.2026 16:16
Në Nepal, autoritetet kanë intensifikuar operacionet e kërkim-shpëtimit për qindra persona...

Në Nepal, autoritetet kanë intensifikuar operacionet e kërkim-shpëtimit për qindra persona që dyshohet se kanë mbetur të bllokuar në tunelet e projekteve hidroelektrike, pas përmbytjeve të menjëhershme. Në operacionet e shpëtimit janë përfshirë edhe ekipe nga India, Kina dhe Koreja e Jugut.
“Prioriteti ynë i menjëhershëm kombëtar mbetet i qartë: të shpëtojmë jetë, të gjejmë të zhdukurit dhe të ofrojmë ndihmë të menjëhershme për të mbijetuarit.", - deklaroi ministri i Jashtëm i Nepalit, Amrit Bahadur Rai.
“Vështirësia më e madhe janë fatkeqësitë dytësore, rreziku i rrëshqitjeve të reja të dheut dhe terreni i paqëndrueshëm, si dhe qasja e vështirë në tunele. Aktualisht, pajisjet e rënda nuk mund të arrijnë në zonat e prekura, kështu që shpëtimtarët duhet të lëvizin në këmbë.”, - theksoi eksperti kinez i tuneleve, Li Yingping.
Mbi 3.000 persona vijojnë të rezultojnë të zhdukur. Ndërkohë, në Nepal dhe Tibet vazhdojnë përpjekjet për rikuperimin e dëmeve të shkaktuara nga përmbytjet.
ABIBE QAILI
