BE-ja deri te trupi zgjedhor i Shqipërisë: Para se të votoni mendoni mirë

18.06.2015 10:25

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Romana Vlahutin, ka zhvilluar një takim me studentët e Universitetit të Shkodrës, me ç'rast u bëri thirrje që të shmangin votimin familjar...

Edhe tre ditë na ndajnë nga zgjedhjet, dhe ambasadorja e vuri theksin tek blerja e votës dhe presioni pasi të dyja janë fyerje.

"Është e drejta juaj për të votuar për më të mirin. Duhet të mendoni para se të voton", tha ambasadorja e BE-së.