Maqedoni
MASh: Sot filloi viti i ri shkollor
01.09.2026 08:55
Rreth 174 mijë nxënës të arsimit fillor dhe 64 mijë nxënës të arsimit të mesëm, e nisën sot vitin e ri shkollor 2026/2027....

Rreth 174 mijë nxënës të arsimit fillor dhe 64 mijë nxënës të arsimit të mesëm, e nisën sot vitin e ri shkollor 2026/2027. Sipas Ministrisë së Arsimit, këtë vit tekstet shkollore janë siguruar dhe shpërndarë në kohë.
Krahasuar me vitin shkollor 2025/2026, kur në klasë të parë ishin regjistruar 17 mijë e 921 nxënës, këtë vit do të ketë rreth tremijë filloristë më pak.
Urime për vitin e ri shkollor, sidomos për nxënësit e klasave të para, përcollën ministrja e Arsimit, Vesna Janevska dhe kryeministri Hristijan Mickoski.
