Maqedoni

Shkup, nis treni urban Zelenikovë - Stacioni Hekurudhor

01.09.2026 09:19

Mëngjesin e sotëm ka nisur qarkullimi i trenit urban në relacionin Zelenikovë – Stacioni Hekurudhor-Shkup dhe anasjelltas....

Mëngjesin e sotëm ka nisur qarkullimi i trenit urban në relacionin Zelenikovë – Stacioni Hekurudhor-Shkup dhe anasjelltas. 

Treni do të qarkullojë tetë herë në ditë, në të dy drejtimet, ndërsa sipas njoftimeve, udhëtimi do të zgjasë rreth 25 minuta. Paraprakisht Ndërmarrja “Hekurudhat” ka kryer rikonstruksion të plotë të linjës hekurudhore, me qëllim rritjen e nivelit dhe kapacitetit të shpejtësisë në këtë relacion.
 
Trafiku në këtë linjë do të realizohet me tre trena, sipas një orari të përcaktuar saktë, ndërsa orari i udhëtimit është harmonizuar me linjat e NQP-Shkupit. Bileta njëdrejtimëshe kushton 40 denarë, ndërsa vajtje-ardhje 70 denarë.
 
Pjesa e dytë e projektit përfshin relacionin nga Milladinov, përmes Ilindenit dhe Maxharit, deri te Stacioni Hekurudhor, ndërsa pjesa e tretë nga Stacioni Hekurudhor përmes lagjes Shkup Veri, Gjorçe Petrovit deri në Volkovë.