Maqedoni

Në “Idrizovë” seancë e re për tragjedinë e Koçanit

01.09.2026 10:20

Në sallën e madhe të gjykimit në “Idrizovë”, sot mbahet seancë e re për tragjedinë e Koçanit....

Në sallën e madhe të gjykimit në “Idrizovë”, sot mbahet seancë e re për tragjedinë e Koçanit. Në seancën e fundit, ekspertët iu përgjigjën pyetjeve të mbrojtjes. Materialet e papërshtatshme me të cilat ishte ndërtuar objekti kanë kontribuar që zjarri në “Puls” të përhapet për një kohë të shkurtër, tha profesori Markovski.
 
Ai dhe ekipi i ekspertëve që kanë punuar në ekspertizën ndërtimore dhe urbanistike konstatuan se pronari faktik i objektit nuk mund të përjashtohet nga përgjegjësia, pasi kishte kryer ndërhyrje ndërtimore, kishte vendosur shtylla dhe kishte përforcuar platformën, pa kërkuar leje për këto punime.
 
Familjet e viktimave konsiderojnë se mbrojtja po e zvarrit qëllimisht gjykimin, duke parashtruar pyetje që janë të parëndësishme ose për të cilat tashmë është dhënë përgjigje.