Maqedoni
Mickoski: Do të ketë paralele në gjuhën shqipe në Akademinë Policore
01.09.2026 11:38
Nëse plotësohen kushtet do të ketë paralele me mësim në gjuhën shqipe në Akademinë Policore...

Nëse plotësohen kushtet do të ketë paralele me mësim në gjuhën shqipe në Akademinë Policore, ka deklaruar kryeministri Hristijan Mickoski. Ai njëherësh thotë se, nëse krijohen paralele mësimi në Akademinë Policore, do të zhvillohet edhe në gjuhët tjera që parashihet me ligj.
“Po, absolutisht, këtu nuk ka kur farë problem nëse plotësohen kushtet që nga ky vit të ketë paralele ku mësimi do të ndiçet në gjuhën Shqipe. Këtu nuk duhet të ndjejnë sfide as një nga të regjistruarit e as prindërit. Po ashtu nëse formohen edhe paralele të kombeve të tjera në përputhje me ligjin të cilët ndjekin mësim në gjuhën amtare do të ketë edhe paralele të tilla. Ne si qeveri kujdesimi për të gjithë qytetarët jo vetëm për një ose bashkësi tjetër.”, u shpreh Mickoski.
