Rajon
LVV-ja dhe LDK-ja koordinohen me strukturat, Opozita: Mungon transparenca për presidentin
01.09.2026 15:12
Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë takime të brendshme brendapartiake...

Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës do të zhvillojnë takime të brendshme brendapartiake, lidhur me marrëveshjen e arritur për kandidatin konsensual për president të Kosovës, Bekim Sejdiu. Por, derisa Vetëvendosje dhe LDK-ja po koordinohen me strukturat partiake dhe deputetët për zgjedhjen e presidentit, opozita vazhdon me protestën para Qeverisë dhe fjalimet në Kuvend, duke kërkuar vazhdimin e seancës konstituive.
“Kanë arritur një marrëveshje që nuk e kanë bërë të gjerë për opinionin, përpos një deklarate shkurt, dikush prej liderëve duke qarë e dikush duke buzëqeshur. Sot është dashur të thirret seanca, të konstituohet Kuvendi, të zgjidhen organet e Kuvendit, të zgjidhet Qeveria, por të zgjidhet edhe presidenti i Kosovës. Ne po shohim që këtu nuk kemi transparencë.”, - deklaroi Time Kadriaj nga Aleanca.
Për zgjedhjen e presidentit të Kosovës, në sallë në dy votimet e para duhet të jenë të paktën 80 deputetë. Ndërsa në votimin e tretë presidenti zgjidhet me 61 vota. Deri më tani deputeti i LDK-së, Avdulla Hoti, është deklaruar kundër kandidaturës së Sejdiut për president. Në mbështetje të kandidaturës së Sejdiut kanë dalë një grup prej 27 veprimtarësh dhe përfaqësuesish të komunitetit shqiptaro-amerikan, të cilët u janë drejtuar me shkrim liderëve politikë në Kosovë, duke kërkuar zgjedhjen e Bekim Sejdiut për president të shtetit.
GYLTENE SINANI
