Ministri rus i Ekonomisë paralajmëroi vendosjen e sanksioneve kundër BE-së
18.06.2015 10:30
Uljukaev theksoi se "Moska sipas të gjitha gjasave do ta zgjerojë embargon e ushqimit"...

Ministri rus i Ekonomisë, Aleksej Uljukaev paralajmëroi sot se Rusia do të vendosë sanksione të reja kundër vendeve të BE-së si përgjigje për vazhdimin e sanksioneve ndaj Moskës edhe për gjashtë muaj.
Uljukaev theksoi se "Moska sipas të gjitha gjasave do ta zgjerojë embargon e ushqimit".
Qeveritë e vendeve-anëtare të BE-së një ditë më aprë u dakorduan që t'i vazhdojnë sanksionet ekonomike kundër Rusisë deri më 31 janar të vitit të ardhshëm, ndërsa Moska paralajmëroi se do t'i përgjigjet një vendimi të tillë të BE-së.
