Maqedoni

LSDM: Qeveria drejt huas së re prej 1.3 mld eurosh

01.09.2026 15:35

Qeveria miraton huamarrje të re prej 1.3 miliard eurosh, pohojnë socialdemokratët, duke u thirrur në informacione të tyre partiake....

Qeveria miraton huamarrje të re prej 1.3 miliard eurosh, pohojnë socialdemokratët, duke u thirrur në informacione të tyre partiake. Kryesocialdemokrati Venko Filipçe deklaron se vendimi për huamarrje të re është marrë në seancën e djeshme si pasojë e politikave të gabuara ekonomike.
 
“Mbi 200 milionë euro është borxhi për kthimin e TVSh-së. Ndërkaq Qeveria na fut në borxh të ri prej 1.3 miliardë euro. 4 miliardë euro do të jetë huaja totale e re për dy vite. Kjo është rreth 40% nga huamarrja e përgjithshme paraprake të vendit tonë.”, - deklaroi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Mickoski: Paguajmë kamatat e ish-pushtetit
 
Kryeministri Hristijan Mickoski me kundërpërgjigje se Qeveria ka trashëguar borxhet e ish-pushtetit LSDM – BDI, për të cilat tani po paguhen norma interesi. Mickoski për këtë i referohet pohimit të ish-funksionarit të lartë të LSDM-së, Branimir Jovanoviq.  
 
“Ne tani i paguajmë kamatat e Qeverisë paraprake. Vetë ai e pranon se për tre herë e kanë rritur borxhin dhe obligimet ndaj kësaj Qeverie. Kjo paraqet pranim në skenë të hapur të një ish-funksionari të Qeverisë së LSDM-së dhe BDI-së.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
Sipas pohimeve të Jovanoviqit, gjatë vitit 2017, Ministria e Financave ka paguar kamata të huave në vlerë prej 120 milionë euro, ndërkaq tani gjatë 2026, kamatat që paguan Qeveria Mickoski janë 350 milionë euro.
 
MERAL ISMAILI