Botë
ShBA-Iran: Ngushtica e Hormuzit, pikë e re përplasjesh
01.09.2026 16:37
Ngushtica e Hormuzit mbetet pikë përplasjeje mes Uashingtonit dhe Teheranit...

Trump-i paralajmëron hakmarrje për sulmet iraniane ndaj bazave amerikane në Jordani. Sipas “Axios”, ai po shqyrton edhe sulme të kufizuara në ngushticë, me qëllim që të pengojë Iranin të rindërtojë kapacitetet e radarëve dhe raketave.
“Ata janë një komb i dështuar. Sistemet financiare, ushtria dhe udhëheqja e Iranit janë në masë të madhe të degraduara, por kjo nuk do të thotë se nuk do t’i godasim për të parë se çfarë do të ndodhë.”, - deklaroi presidenti i ShBA-së, Donald Trump.
Garda Revolucionare e Iranit pretendon se tashmë ka interceptuar një dron amerikan mbi Ngushticën e Hormuzit. Tensionet u rritën më tej pas një sulmi të ri ndaj një cisterne pranë Omanit, ndërsa Uashingtoni vazhdon gjithashtu presionin ekonomik ndaj Teheranit. Marrëveshja është e mundur vetëm nëse ShBA-ja përmbush detyrimet e saj, thonë autoritetet iraniane.
“Amerika duhet të kthehet te detyrimet e saj dhe te marrëveshja që ka nënshkruar. Vetëm atëherë gjithçka mund të vendoset në rrugën e duhur.”, - theksoi ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Abbas Araghchi.
Presidenti iranian deklaroi se Irani nuk kërkon luftë, por nuk do të qëndrojë pasiv përballë agresionit.
“Ne nuk kërkojmë luftë, por kurrë nuk do të qëndrojmë pasivë përballë agresionit dhe do të japim një përgjigje vendimtare.”, - u shpreh presidenti i Iranit, Masoud Pezeshkian.
Në kushtet e përshkallëzimit të ri, OKB-ja shprehu keqardhje për rifillimin e armiqësive mes ShBA-së dhe Iranit dhe bëri thirrje për rikthimin e dialogut.
ARMEND MURSELI
