Botë
Sulme të reja ruse në Kiev, Zelenski: Lideri rus ende do të vazhdojë me luftën
01.09.2026 17:03
Rusia, për të dytën natë radhazi, kreu sulme ndaj Kievit...

Rusia, për të dytën natë radhazi, kreu sulme ndaj Kievit, ka të vrarë dhe të plagosur, mes tyre edhe fëmijë. Në të njëjtën kohë, dronët ukrainas goditën infrastrukturën portuale ruse në Ust-Luga.
“Banesa është dëmtuar. Ka çarje nëpër muret mbajtëse, si dhe çarje në tavan. Na thanë se shërbimet e emergjencës do të vlerësojnë nëse ndërtesa është e sigurt për banim apo jo, sepse, sinqerisht, është e frikshme. Na thanë se edhe pllakat e kateve në katin e pestë janë zhvendosur. Të gjithë ishin në katin përdhes. Aty u plagosën fqinjët tanë, por, për fat të mirë, duket se të gjithë janë mirë. Kishte shumë plagosje nga copëzat e predhave.”, - tha banori i apartamentit të dëmtuar, Oleksandr.
Zelenski njoftoi për sulme të reja në thellësi të territorit rus dhe deklaroi se së bashku me përfaqësuesit e Trump-it po punon për hapa drejt ndërprerjes së luftës.
“Biseduam për atë se çfarë mund të bëhet që Rusia ta mbarojë luftën. Për fat të keq të gjitha vlerësimet tregojnë se lideri rus ende do të vazhdojë me luftën, do të shohim se çfarë do të arrijnë përfaqësuesit e presidentit amerikan, shtatori mund të ndryshojë shumë gjëra.”, - theksoi presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelenskyy.
Ndërkohë, në margjinat e takimit të G20-s në Eshvill, ministri rus i Financave, Siluanov, u takua me homologun e tij amerikan, Bessent, me të cilin diskutoi një plan të mundshëm paqeje për Ukrainën.
Nga Kremlini deklaruan se, nëse Zelenski dëshiron negociata, mund të vijë në Moskë.
ARMEND MURSELI
