Maqedoni
Parashikimi i motit
02.09.2026 08:44
Me diell dhe ngrohtë, pasdite mund të ketë stuhi dhe breshër...

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare lokale. Pasdite, në disa vende do të ketë paqëndrueshmëri me reshje të rrëmbyeshme shiu, bubullima dhe erë të përforcuar, ndërsa lokalisht pritet që stuhia të jetë më intensive, me erë të fortë, reshje të dendura shiu dhe breshër.
Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtimi verior. Temperatura minimale do të lëvizë nga 14 deri në 22, ndërsa maksimalja nga 30 deri në 35 gradë.
Në Shkup do të jetë me diell dhe ngrohtë, me vranësira të vogla deri mesatare. Në disa pjesë të luginës priten kushte për stuhi afatshkurtër me reshje të rrëmbyeshme shiu, erë të fortë, bubullima dhe mundësi për breshër. Temperatura do të arrijë deri në 35 gradë.
Në ditët në vijim moti do të jetë me diell dhe shumë i ngrohtë, me paqëndrueshmëri pasdite dhe kushte për stuhi. Deri në fillim të javës së ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe i ngrohtë. Të enjten dhe të premten pritet erë e përforcuar deri e fortë, kryesisht nga drejtimi verior.
