Maqedoni
QMK: 41 zjarre në hapësira të hapura, gjashtë ende aktive
02.09.2026 09:46
Gjithsej 41 zjarre në hapësirë të hapur janë regjistruar në vend nga 1 deri më 2 shtator...

Gjithsej 41 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në vend nga 1 deri më 2 shtator, deri në orën 07:30, njoftoi Qendra për Menaxhimin e Krizave.
Prej tyre, gjashtë janë ende aktive, pesë janë vënë nën kontroll, ndërsa 30 janë shuar plotësisht. Zjarre aktive ka në Shtip, Strugë, Saraj, Studeniçan, Gjorçe Petrov dhe Kërçovë. Në Shtip digjet bimësi e ulët në zonën mes fshatrave Sellcë, Puhçë, Stepancë dhe Lakavicë. Në Strugë është aktiv zjarri në afërsi të Piskupshitinës, Lukovës dhe Burinecit, ku është përfshirë pyll. Në Saraj, zjarri është pranë Kopanicës, ku digjet pyll me trungje të ulëta dhe bimësi e ulët.
Vatra zjarri ka edhe pranë Paligradit, në komunën e Studeniçanit, ku janë përfshirë bimësi e ulët dhe pyll i përzier. Pranë Graçanit, në Gjorçe Petrov, digjet pyll me trungje të ulëta, ndërsa në vendin e quajtur Dardara, pranë Tajmishtes në Kërçovë, zjarri ka përfshirë bimësi të ulët dhe pyll të përzier.
Nën kontroll janë zjarret në fshatrat Bitovë, Zagrad dhe Strajane, si dhe në Dragov Dol dhe Belicë, në Makedonski Brod. Nën kontroll është edhe zjarri mbi Paligrad, në Zelenikovë, si dhe zjarri në deponinë e qytetit Ostrec në Dellçevë. QMK njoftoi se gjatë së njëjtës periudhë janë lokalizuar dhe shuar edhe 30 zjarre të tjera në vende të ndryshme në të gjithë vendin.
