Maqedoni

Komunikacioni zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata

02.09.2026 09:58

Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i rritur...

Komunikacioni në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në rrugë të thata. Intensiteti i komunikacionit në drejtimet rrugore jashtë zonave urbane është i rritur, njoftojnë nga LAMM.
 
Në pikat kufitare, nga pala maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
 
LAMM rekomandon shpejtësi të përshtatur të lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët përmes luginave, luginave të lumenjve dhe grykave, ku ekziston mundësia për rrëshqitje të dheut. Kjo veçanërisht vlen për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.