Botë
ShBA-ja dhe Irani kanë hyrë sërish në konflikt të armatosur
02.09.2026 11:23
ShBA-ja dhe Irani kanë hyrë sërish në një konflikt të armatosur...

ShBA-ja dhe Irani kanë hyrë sërish në një konflikt të armatosur. Irani u kundërpërgjigj me raketa balistike ndaj bazave amerikane në Irak dhe Jordani, pasi Uashingtoni kreu sulme të reja ndaj objektivave në Iran.
Teherani njoftoi se gjatë një sulmi në jug të Iranit, që ndodhi gjatë një dasme, humbën jetën katër persona, mes tyre edhe një fëmijë, ndërsa mbi 50 persona u plagosën. Uashingtoni pretendon se ka goditur objektiva të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit, përfshirë radarë, sisteme të mbrojtjes ajrore dhe objekte detare. Përshkallëzimi i ri vjen pas paralajmërimit të Trump-it se Irani do të goditet “shumë më fuqishëm dhe në një nivel më të lartë” nëse kundërpërgjigjet. Teherani paralajmëroi për “pasoja shkatërruese”, ndërsa Jordania njoftoi se kishte interceptuar 13 raketa iraniane. Sulme u raportuan gjithashtu edhe në Kuvajt dhe Bahrein.
