Botë
Kievi: Hapësira ajrore mbi Rusinë mbyllet, Moska reagon
02.09.2026 11:45
Presidenti ukrainas Zelenskyy paralajmëroi se hapësira ajrore ruse “de facto” do të mbyllet, për shkak të rritjes së rrezikut nga dronët ukrainas.....

Presidenti ukrainas Zelenskyy paralajmëroi se hapësira ajrore ruse “de facto” do të mbyllet, për shkak të rritjes së rrezikut nga dronët ukrainas.
Ai u bëri thirrje kompanive ajrore dhe siguruesve që ta marrin parasysh këtë rrezik. Putini e akuzoi Kievin për “terrorizëm shtetëror”, duke theksuar se Ukraina kërkon vazhdimin e negociatave, por se “me terroristët nuk negociohet”. Ai paralajmëroi kundërpërgjigje ndaj sulmeve ukrainase.
Ndërkohë, Gjermania e akuzoi Rusinë për sulmin e dështuar me një dron të pajisur me eksploziv në aeroportin Leipzig/Halle më 4 gusht dhe, si kundërpërgjigje, njoftoi mbylljen e dy përfaqësive ruse. Moska i hodhi poshtë akuzat dhe paralajmëroi kundërpërgjigje. Ndërkohë, luftimet vazhdojnë, ndërsa Moska po intensifikon sulmet ajrore ndaj Kievit.
