Botë

Nuk pagoi taksën e makinës, gjobitet kryebashkiaku i Londrës, Sadiq Khan

02.09.2026 12:40

Khan është shpallur fajtor dhe është gjobitur për mosregjistrimin e një automjeti 24-vjeçar...

Kryetari i Bashkisë së Londrës, Sadiq Khan, është shpallur fajtor dhe është gjobitur për mosregjistrimin e një automjeti 24-vjeçar, një Nissan Micra, për të cilin kishte skaduar taksa vjetore e automjetit.
 
55-vjeçari Khan u shpall fajtor muajin e kaluar nga një gjykatë britanike, pas një procedure penale të nisur nga Agjencia për Licencimin e Shoferëve dhe Automjeteve (DVLA), raportojnë mediat lokale.
 
Sipas dokumenteve gjyqësore, njoftimet për taksën e papaguar iu dërguan Khan në një restorant të shefit të njohur britanik Gordon Ramsay, në lindje të Londrës, dhe jo në zyrat pranë të Transport for London (TfL).
 
Zyrtarët e Bashkisë së Londrës kanë deklaruar se automjeti nuk i përkiste as kryebashkiakut dhe as TfL-së.
 
Khan, i cili u gjykua në mungesë gjatë një seance të mbyllur në Herefordshire, u urdhërua të paguante një gjobë prej 220 paundësh, si dhe 85 paundë shpenzime gjyqësore dhe 35.84 paundë për taksën e papaguar të automjetit.
 
Sipas dokumenteve ligjore, çështja lidhet me një Nissan Micra të regjistruar për herë të parë 24 vjet më parë, taksa vjetore e të cilit kishte skaduar në shtator 2025.