Më së shumti të reshura në Mavrovë

18.06.2015 11:53

Gjatë 24 orëve të kaluara më së shumti shi ka rënë në Mavrovë, 48 litra në një metër katror, në Pozharane janë matur 38, Llazaropole 22, Topollçan 18, Shkup-Petrovec, Shkup-Zajçev Rid, Shtip, Tetovë 11, Prilep 10, Kavadar, Gjurishte, Gjevgjeli 7, Manastir 6, Demir Kapi, Ohër, Kumanovë 4, Vinicë 3, Berovë, Dojran dhe Kriva Pallankë 2 dhe Pretor 1 litër në një metër katror...

Siç njoftoi DPHM-ja, moti sot do të jetë kryesisht me vranësira dhe më i freskët e me reshje të përkohshme të shiut, posaçërisht paradite. Reshjet do të jenë më të pranishme në pjesët jugore dhe lindore të vendit. Do të fryejë erë mesatare, ndërsa përgjatë luginës së Vardarit erë e përforcuar veriperëndimore.

Temperatura maksimale do të lëvizë prej 18 deri më 25 gradë. Indeksi UV do të arrijë në 4.

Sipas DPHM-së, gjatë ditëve të ardhshme do të mbizotërojë mot me diell dhe me vranësira mesatare, në orët e pasditës  lokalisht do të ketë zhvillim mesatar të vranësirave jostabile me reshje të rrëmbyeshme dhe bubullima, posaçërisht më shumë  të dielën. Nga fillimi i javës së ardhshme pritet mot kryesisht stabil dhe i ngrohtë.