Maqedoni

Ka filluar projekti “Treni i Qytetit” nga Shkupi në Zelenikovë, Qeveria bën thirrje qytetarëve ta shfrytëzojnë

02.09.2026 14:39

Me udhëtimin simbolik nga Zelenikova deri në Stacionin Hekurudhor të Shkupit filloi faza e parë e projektit "Treni i Qytetit"...

Me udhëtimin simbolik nga Zelenikova deri në Stacionin Hekurudhor të Shkupit filloi faza e parë e projektit "Treni i Qytetit", i cili lidh vendbanimet periferike dhe komunat me zonën qendrore të Shkupit. Orari parashikon nëntë nisje nga Zelenikova dhe Qendra e Transportit, dhe udhëtimi do të zgjasë nga 24 deri në 28 minuta. Bileta do të kushtojë 40 denarë, ndërsa bileta vajtje-ardhje do të jetë 70 denarë. Në udhëtimin e parë morën pjesë kryeministri Hristijan Mickoski; ministri i Transportit, Aleksandar Nikoloski; kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski, dhe disa nga kryetarët e komunave të Shkupit.
 
"Shpresoj që shumë njerëz do ta përdorin trenin. Shpresoj se do të  jetë një ndihmë e madhe për  studentët, për nxënësit e shkollave të mesme dhe të gjithë atyre që duan të shkojnë në punët e tyre në kohë.", - deklaroi ministri i Transportit, Aleksandar Nikolovski.
 
“Projekti u zbatua për rreth një vit kushtet në seksionin nga Zelenikova deri në Stacionin Qendror Hekurudhor në Shkup janë “evropiane”. A po i zgjidhim të gjitha problemet me këtë? Nuk do t’i zgjidhim, por a është ky një hap përpara? Po, është një hap përpara. Ky projekt  mund të kontribuojë edhe në uljen e ndotjes, veçanërisht para fillimit të sezonit të ngrohjes.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski. 
 
“Transporti i rehatshëm, efikasiteti energjetik, siguria dhe niveli i mirëmbajtjes së shërbimeve në trenin e qytetit do të jenë në nivelin më të lartë.”, - u shpreh drejtori i Transportit Hekurudhor, Dejan Koshutiq.
 
“Një nga alternativat e transportit në kryeqytet që duhet praktikisht qytetarët t’i largojë nga automjetet e tyre, është duke iu dhënë atyre një mjet të ri alternativ të transportit.”, - theksoi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
Sipas drejtorit të Transportit Publik, Sinisha Ivanovski, udhëtimi simbolik i sotëm me “Trenin e Qytetit” pasqyron vendosmërinë e Qeverisë për të investuar në ripërtëritjen e rrjetit hekurudhor.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI