Botë
Abdixhiku dhe Kurti nuk dorëzohen nga marrëveshja për presidentin
02.09.2026 15:00
Gjashtë deputetë të LDK-së i thanë jo marrëveshjes mes krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku...

Gjashtë deputetë të LDK-së i thanë jo marrëveshjes mes krerëve të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurti dhe atij të LDK-së, Lumir Abdixhiku, që Bekim Sejdiu të zgjidhet president i shtetit. Por, kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka bërë të ditur se, pavarësisht situatës së krijuar, nuk sheh arsye për dorëzim.
“Por, jo dorëzim. Jemi shumë. Jemi në të drejtë. E kemi detyrim. Republika megjithatë do të triumfojë!”, ka theksuar Abdixhiku, duke shtuar se zgjedhjet e reja nuk janë pjesë e agjendës së LDK-së.
Kreu i Vetëvendosjes Albin Kurti, e ka quajtur sjellje të papërgjegjshme qëndrimin refuzues të gjashtë deputetëve të LDK-së për kandidaturën e Sejdiut. Njëherësh ai ka vlerësuar se situata e re politike kërkon që të takohet sërish me kryetarin e LDK-së dhe të diskutojë brenda Lëvizjes Vetëvendosje për rrugën përpara. Megjithëse marrëveshja për presidentin qëndron, ka thënë Kurti.
“Është situatë e re që kërkon që në njërën anë të takohemi përsëri me kryetarin e LDK-së, por edhe me kryesinë e Vetëvendosjes.”, - theksoi kryetari i LVV-së, Albin Kurti.
Dy partitë tjera, PDK dhe Aleanca, vazhdojnë të kenë qëndrim refuzues për zgjedhjen e presidentit, ndërsa vazhdojnë protestat me kërkesën për vazhdimin e seancës konstituive.
GYLTENE SINANI
