Në Lavcë është një minë e pashpërthyer
Një minë e pashpërthyer tromblon e vendosur në tokë është gjetur nga F.R. (38) nga fshati i Tetovës Lavcë përderisa dje rreth orës 9:30 së bashku me vëllain e tij prenin dru në këtë fshat...

Siç informon sot zëdhënësi i SPB Tetovë, Marjan Josifovski, prania e mjetit të pashpërthyer menjëherë është paraqitur në polici, nëpunësit e të cilëve e kanë siguruar vendin.
"Gjatë kontrollit është konfirmuar se bëhet fjalë për një minë trombol që në disa vende ishte e dëmtuar dhe për të cilën paramendohet se e ka prejardhjen nga konflikti në vitin 2001. Në këtë kontroll ka marrë pjesë edhe përfaqësuesi i Drejtorisë për mbrojtje dhe shpëtim dhe diçka më vonë mina është nxjerrë në mënyrë të duhur dhe është transportuar sigurt", deklaroi Josifovski. (mia.mk)
