BE-ja me 55 milionë euro do ta mbështesë biznesin e vogël dhe të mesëm në Ukrainë
18.06.2015 12:11
Eurokomisari për zgjerim të BE-së, Johanes Han dhe ministri ukrainas i Zhvillimit Ekonomik dhe Tregtisë, Auvaras Abromaviçus sot nënshkruan memorandum për mirëkuptim të ndërsjellë për programin për mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm në vlerë prej 55 milionë euro...

"Komisari Han dhe ministri Abromaviçus nënshkruan program të ri për mbështetje nga BE-ja për biznesin e vogël dhe të mesëm në Ukrainë. ky program duhet ta hapë rrugën për kredite prej një miliardë euro", theksohet në kumtesë.
Në takim është dakorduar edhe formimi i 15 qendrave rajonale për mbështetje të biznesit të vogël dhe të mesëm, në bashkëpunim me BE-në.
