Bruksel: Kosova dhe Serbia diskutuan edhe për urën në Mitrovicë
Delegacionet e Kosovës dhe Serbisë në Bruksel kanë biseduar për “lirinë e lëvizjes dhe zgjidhjen e çështjes së urës në Mitrovicë, dhe përfaqësuesi i lartë i Bashkimit Evropian në Kosovë, Samuel Zhbogar, të dy palëve u ka paraqitur vlerësimet dhe sugjerimet për përparim”- ka njoftuar Maja Kocijançiq, zëdhënëse e BE-së...

Më tutje, ajo ka theksuar se “të dy palët janë pajtuar që përsëri të takohen të hënën, për t’i shqyrtuar elementet për zgjidhje, që do ta hapnin rrugën e ripërtëritjes së funksionimit të urës në periudhën e ardhshme”.
Grupet punuese për çështjet e tjera për zbatimin e marrëveshjeve në dialogun për normalizim të raporteve ndërmjet Kosovës e Serbisë, siç janë energjia, telekomunikimet, pastaj ajo e asociacionit të komunave me popullatë shumice serbe në Kosovë, po ashtu, e vazhdojnë punën këtë javë, thuhet në njoftimin e BE-së.
