Maqedoni

QMK: Dy zjarre aktive, tre janë nën kontroll

03.09.2026 12:56

Gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit...

Gjithsej 27 zjarre në hapësira të hapura janë regjistruar në vend në 24 orët e fundit, prej të cilave dy janë aktive, tre janë nën kontroll, ndërsa 22 janë shuar, kumtoi mëngjesin e sotëm Qendra për Menaxhim me Kriza.
 
Zjarre aktive ka në Komunën e Mavrovës dhe Rostushës, pranë lokalitetit Bërdash i Madh, ku po digjet pyll, dhe në Komunën e Shuto Orizarës, në Vizbeg, pas hotelit “New Star”, ku është është djegur një deponi.
 
Zjarret nën kontroll janë në Komunën e Zelenikovës mbi fshatin Paligrad – Preslap, në Komunën e Sarajit – pranë fshatit Kopanicë, dhe në Komunën e Strugës – pranë fshatrave Piskupshtina, Burinec dhe Lokov.