Botë

Ukrainë – Rusi, sulme të fuqishme në Kiev

03.09.2026 13:14

Kievi është sërish nën zjarr të ashpër rus...

Dhjetëra persona janë plagosur në valën e fundit të sulmeve, ndërsa alarmet ajrore janë aktivizuar edhe larg frontit, përfshirë Ternopilin dhe Odesën. 
 
Pas një jave sulmesh intensive me dronë dhe raketa balistike, Ukraina po ndryshon masat për mbrojtjen e civilëve, duke përshtatur sistemin e alarmit ajror me taktikat e reja ruse.
 
Ndërkohë, Zelenski konfirmoi ndihmë të re ushtarake nga Gjermania dhe paralajmëroi se kërcënimi nga dronët tashmë po ndikon edhe në trafikun ajror në Rusi. Paralelisht, tensionet e sigurisë po përhapen edhe në Evropë, pasi Gjermania akuzoi Moskën për tentativë sulmi me dron ndaj aeroportit të Lajpcigut, akuzë që Rusia e mohon.
 
Brukseli dhe NATO-ja dolën publikisht në mbështetje të Berlinit dhe paralajmëruan një përgjigje më të ashpër. Polonia, ndërkohë, paralajmëron për rritje të rrezikut nga sabotazhet ruse.
 
Tusk konfirmoi se zjarri në një fabrikë të komponentëve për dronë në Skarzhisko-Kamiena ishte shkaktuar qëllimisht, ndërsa nuk përjashtoi mundësinë që edhe zjarri në Lublin të ketë qenë i qëllimshëm. Ndaj rritjes së rreziqeve të sigurisë ka reaguar edhe Bashkimi Evropian.
 
Shefja e Politikës së Jashtme e BE-së, Kaja Kallas, paralajmëroi mbështetje për rregulla më të rrepta të vizave për shtetasit rusë dhe kufizime shtesë për turistët.
 
Në kushtet e tensioneve në rritje, Trump-i vazhdon ta mbajë të hapur rrugën diplomatike. Ai tha se dëshiron të takohet me Putinin, por vetëm pasi të krijohen kushtet për një marrëveshje paqeje me Ukrainën.