Higjiena komunale, automjete të reja për mbledhjen e mbeturinave

03.09.2026 15:02

Dyzet e nëntë kamionë të ri do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës...

Dyzet e nëntë kamionë të ri do të përfshihen në mirëmbajtjen e higjienës në qytetin e Shkupit dhe komunat Kumanovë, Prilep, Strumicë, Shtip, Ohër, Tetovë, Negotinë, Kërçovë, Dibër dhe Veles.
 
Me 4.2 milionë euro përmes Bankës Botërore janë blerë 19 kamionë multifunksionalë të llojeve të ndryshme, nëntë cisterna dhe 21 automjete multifunksionale për pastrimin e rrugëve. 
 
“Ky projekt është për një mjedis jetësor më të mirë, higjienë më të madhe në komunat tona që marrin mjete të reja për t’u përballur me mbeturinat. Bëj thirrje edhe për përgjegjësi shoqërore dhe qytetare, sepse të gjithë duhet të jemi njësoj të përgjegjshëm ndaj mjedisit jetësor.”, - theksoi kryeministri, Hristijan Mickoski.
 
“Ideja erdhi se ndoshta këto automjete që sot janë prapa nesh në realitet  janë mënyra më e mirë që t’i ndihmohet qytetit të Shkupit dhe komunat e tjera.”, - u shpreh ministri i Transportit, Aleksandar Nikollovski.
 
“Ne shënojmë fillimin e projekteve që praktikisht ndryshojnë jetën e bashkëqytetarëve tanë dhe ky është qëllimi për të cilin u zgjodhëm nga qytetarët për të përmirësuar situatën. Kjo është një ndihmë e rëndësishme për komunat që po ndodh sot dhe që kemi mundësinë ta shohim si pjesë të prezantimit. Një mundësi e re për komunat, një mënyrë e re e mbledhjes së mbeturinave.”, - deklaroi kryetari i Qytetit të Shkupit, Orce Gjorgjievski.
 
Kryetari i Qytetit të Shkupit, po ashtu, njoftoi se së shpejti do të promovohen edhe pesë kamionë të siguruar nga Qyteti i Shkupit, si dhe që ka përfunduar afati për ankesat për blerjen e 3.200 kontejnerëve për Shkupin.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI