Vendi në hua deri në 12 mld euro, Filipçe kërkon transparencë nga Qeveria

03.09.2026 16:55

Huamarrje totale deri në 12 miliardë euro...

Kjo është akuza e fundit e kryesocialdemokratit Venko Filipçe drejtuar kryeministrit Hristijan Mickoski. Sipas Filipçes, kjo është shifër rekorde e arrirë ndonjë herë në historinë e vendit.
 
Kreu i LSDM-së thotë se edhe vendimi për huamarrje të re në vlerë prej 1.3 miliard euro është bërë në formë jo transparente, si pasojë e politikave ekonomike të gabuara të kryeministrit dhe ministres së ekonomisë.
 
Ai kërkon nga ata transparencë, ndërkohë pohon se borxhi publik u rrit në 61.4% të GDP-së pas huasë së marrë nga Hungaria në vlerë prej 1 miliard euro.
 
“Përse në të dhënat zyrtare për borxhin publik fshihet borxhi prej 350 milionë euro. Përse nuk e kemi në tabelat zyrtare. Të dy të përgjigjen, përse huaja e re, e cila ka kaluar si nevojë në seancë qeveritare në 31 gusht nuk është në ribalancë dhe nëse me këtë planifikojnë të shkelin ligjin për buxhete. Ja ku është dokumenti për huamarrje në vlerë prej 1.3 miliard euro. Borxhi total do të rritet në vlerë rekorde afër 12 miliardë euro.”, - theksoi kryetari i LSDM-së, Venko Filipçe.
 
Paga minimale, LSDM me pr/ligj për rritjen në 600 euro
 
Socialdemokratët javën që vjen do të dorëzojnë në Kuvend propozim-ligj për rritjen e pagës minimale në 600 euro. Sipas Filipçes, mjetet mund të sigurohen nëpërmjet shkurtimit të shpenzimeve luksoze, sikurse automjete, mobilje dhe blerjen e avionit qeveritar.
 
MERAL ISMAILI