Botë

Kurti: Marrëveshja me LDK-në mori goditje të rëndë

03.09.2026 17:16

Marrëveshja me LDK-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut...

Marrëveshja me LDK-në për kandidaturën e Bekim Sejdiut për president të shtetit ka pësuar një goditje, por ajo ende mbetet në fuqi. Kështu vlerëson kreu i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti, sipas të cilit, votimi i Sejdiut për president do të shmangte zgjedhjet e reja parlamentare. 
 
“Marrëveshja politike që kemi arritur ka marrë një goditje të rëndë, mirëpo nuk është zhvlerësuar.”, - deklaroi kryeministri i Kosovës, Albin Kurti.                   
 
PDK dhe Aleanca: Kosova ndodhet në krizë të thellë politike
                          
Krahas gjashtë deputetëve të LDK-së, kandidatura e Sejdiut nuk është mbështetur as nga PDK-ja dhe Aleanca. Këto të fundit vlerësojnë se Kosova ndodhet në krizë të thellë politike. 
“Jemi në një krizë politike më të thellën nga paslufta në Republikën e Kosovës. Jemi në një krizë ekonomike dhe në një krizë edhe me aleatët tanë.”, - theksoi Artan Behrami nga PDK.                                                                                  
“Qytetarët po kërkojnë energji, sigurime, punë, çmime të përballueshme, rrugë, drejtësi dhe një të ardhme për fëmijët e tyre. Kosova ka nevojë për veprim, Kosova ka nevojë për rezultate dhe mbi të gjitha Kosova ka nevojë për institucione.”, - u shpreh Albana Bytyqi nga Aleanca.       
                                                               
Por, edhe pse të gjitha partitë në Kosovë e theksojnë nevojën për formimin e institucioneve, nëse partitë opozitare PDK dhe Aleanca, ashtu si edhe gjashtë deputetët e LDK-së mbeten kundër zgjedhjes së presidentit, atëherë Kosova pashmangshëm do të shkojë në zgjedhje të reja.   
 
GYLTENE SINANI