Botë

Ukrainë: U arrestuan dy të dyshuar për vrasjen e gazetarit Buzyna

18.06.2015 13:30

Autoritetet e Ukrainës thonë se i kanë arrestuar dy persona të dyshuar për përfshirje në vrasjen e gazetarit, Oles Buzyna...

Prokurorët në kryeqytetin Kiev, thanë sot se të arrestuarit janë banorë të kryeqytetit të moshës 25 dhe 26 vjeçare.
 
Ministri i brendshëm, Aresn Avakov, ka premtuar “më tepër arrestime” lidhur me këtë vrasje, duke thënë se dy të dyshuarit e arrestuar kanë vepruar së baashku me individë të tjerë.
 
Gazetari i ndjerë, Buzyna, 45 vjeçar, ishte vrarë afër banesës së tij në Kiev, më 16 prill.
 
Presidenti i Ukrainës, Petro Poroshenko, e pat përshkruar këtë vrasje në pikë të ditës nga persona të maskuar si “provokim të qëllimshëm”.
 
Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, pat sugjeruar se gazetari Buzyna ishte vrarë për shkaqe politike, për shkak të pikëpamjeve të tij proruse./evropaelire