Botë

Përmbytjet në Nepal, u shpëtuan dy punëtorë të bllokuar në tunel

04.09.2026 13:05

Dëmet në pronë, banesa dhe infrastrukturë pas përmbytjeve katastrofike në Nepal javën e kaluar...

Dy persona janë gjetur të gjallë brenda një tuneli më shumë se një javë pas përmbytjeve të befasishme që goditën kufirin ndërmjet Nepalit dhe Tibetit. Katastrofa ka shkaktuar më shumë se 1.200 viktima.
Dy personat u shpëtuan nga tuneli i Projektit Hidroenergjetik Trishuli 3A.

Pamjet nga operacioni dokumentojnë çastin dramatik kur dy burrat nxirren të gjallë, pasi kishin kaluar ditë të tëra të bllokuar. Autoritetet i thonë se kanë lëndime në duar dhe këmbë. Menjëherë pas nxjerrjes nga tuneli, ata u dërguan me helikopter në një spital në Katmandu, kryeqyteti i Nepalit, për të marrë trajtimin e nevojshëm mjekësor.

Në tunelin ku u gjetën dy personat besohet se ndodhen ende të bllokuar të paktën 39 persona të tjerë, ndaj operacionet e kërkim-shpëtimit po vazhdojnë. Mijëra njerëz vazhdojnë të jenë të zhdukur, ndërsa dëmet e mëdha nga përmbytjet e kanë bërë veçanërisht të vështirë punën e ekipeve të shpëtimit në terren.