Katër të vrarë dhe tre të plagosur nga një sulm ajror ukrainas në Belgorod
Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në qytetin Shebekino...

Katër persona kanë humbur jetën dhe tre të tjerë janë plagosur pas një sulmi ajror ukrainas në qytetin Shebekino, në rajonin rus të Belgorodit, njoftuan mbrëmjen e së enjtes autoritetet lokale.
Sipas autoriteteve, mes viktimave janë një mjek, një anëtar i ekuipazhit të ambulancës dhe një çift. Tre personat e plagosur, mes tyre edhe shoferi i ambulancës, janë transportuar në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Sulmi është raportuar në një zonë pranë kufirit me Ukrainën, e cila është goditur më parë nga sulme dhe bombardime të lidhura me luftën.
Ndërkohë, autoritetet në pjesën e rajonit të Donetskut të kontrolluar nga Rusia kanë raportuar se tre civilë të tjerë janë vrarë nga sulmet me dronë ukrainas në tre lokacione të ndryshme.
Njoftimet vijnë në një kohë kur sulmet me dronë dhe goditjet ajrore mes Rusisë dhe Ukrainës kanë vijuar në zona të ndryshme, veçanërisht në rajonet pranë vijës së frontit dhe kufirit.
