Britania e Madhe e shënon 200-vjetorin nga beteja në Vaterlo

18.06.2015 13:40

Në Britani të Madhe, me një sërë manifestime sot u shënua 200-vjetori nga beteja afër Vaterlos, në të cilën ushtria britanike dhe aleatët, e udhëhequr nga vojvoda Velington, i ka mposhtur forcat franceze, me të cilët ka komanduar Napoleon Bonaparta...

Manifestimi qendror mbahet në Londër, me komemoracion rasti për   ushtarët në katedralen Sent Poll.

Në komemoracion marrin pjesë trashëgimtari i fronit princi Çarls dhe bashkëshortja e tij, dukesha nga Kornvoli, si dhe kryeministri Dejvid Kameron, funksionarë të lartë ushtarak të armatës britanike, si dhe përfaqësues të vendeve-aleate në betejën   vendimtare, pas të cilës janë ndëprerë ekspeditat e deritatëhershme të ushtrisë franceze nëpër vendet e Evropës së atëhershme.

Vaterlo ndodhet rreth 16 kilometra, në veri të kryeqytetit belg Brukselit.

Rreth 180 mijë ushtarë, pothuajse 35 mijë kuaj dhe rreth 500 topa, në të dyja anët, janë përdorur në betejën e madhe e cila ka zgjatur dhjetë orë.

Luftimet kanë filluar më 18 qershor të vitit 1815 në orën 11 dhe kanë përfunduar pas orës 20:30 në mbrëmje.

Historianët vlerësojnë se i gjithë luftimi praktikisht paraqet qerim hesapi midis komandantit kryesor ushtarak britanik dhe Napoleonit, i cili e ka udhëhequr ushtrinë franceze në ekspeditat nëpër Evropë-nga Parisi e deri në Moskë, si dhe nëpër Afrikën Veriore.

Gjatë betejës, të dytë kanë pasur nga 46 vjeç dhe karrierë të suksesshme ushtarake. Vendimtare për fitoren e aleatëve evropianë ndaj francezëve, megjithatë, ka qenë arritja e ushtrisë së Prusisë, në orët e paraditës, e cila ua ka siguruar mbështetjen kyçe britanikëve dhe aleatëve të tyre.

Pas disfatës në Vaterlo, Napoleoni është dëbuar nga Franca dhe nga Evropa, që të jetojë në vetmi, në ishullin e largët Shën Elena, në Atlantik, përballë bregut të Afrikës perëndimore, ku edhe ka vdekur, gjashtë vite më vonë, në vitin 1821.