Maqedoni
Paditë e LSDM-së, Prokuroria pasive, se kur do të nisë hetimet
04.09.2026 15:29
LSDM dyshon për mosveprim të qëllimshëm të Prokurorisë ndaj kallëzimeve penale...

LSDM dyshon për mosveprim të qëllimshëm të Prokurorisë ndaj kallëzimeve penale, që ata kanë ngritur sikurse helmimi me ujë në Gostivar, tenderët kriminalë prej 100 milionë euro, padia ndaj kryeministrit, sulmi ndaj të rinjve në Novo Sellë, si dhe padia kundër policëve për përfundimin e dokumenteve zyrtare në shtabin e VMRO – DPMNE-së.
Zëdhënësja Bogdanka Kuzeska pyet nëse Prokuroria do të veprojë apo pret urdhrat e kryeministrit Mickoski.
“Po kalojnë muaj që kur LSDM-ja dorëzoi raporte, dokumente, prova dhe informacione lidhur me raste serioze që përfshijnë dyshime për krim, korrupsion, shpërdorim detyre dhe kërcënime ndaj shëndetit të qytetarëve. Megjithatë, nga Prokuroria Publike – heshtje. A është kthyer më në fund Prokuroria nga "ekskursioni"? Apo mos vallë në Prokurorinë e Maqedonisë punon vetëm Hristijan Mickoski? Sepse, kur Mickoski thotë se kush duhet të ndiqet penalisht, prokurorët zgjohen. Kur Mickoski paralajmëron se kush do të akuzohet, institucionet vihen menjëherë në lëvizje. Por, kur LSDM-ja dorëzon dokumente dhe raporte që lidhen me zyrtarë qeveritarë – pason heshtja.”, - theksoi zëdhënësja e LSDM-së, Bogdanka Kuzeska.
