Maqedoni

Çmimi shtetëror “8 Shtatori”, u dekoruan sportistë për arritje në sport

04.09.2026 15:45

Çmimi shtetëror “8 Shtatori” në prag të shënimit të ditës së pavarësisë së shtetit...

Çmimi shtetëror “8 Shtatori” në prag të shënimit të ditës së pavarësisë së shtetit për të arriturat në fushën e sportit dhe afirmimin e Maqedonisë në rrafshin ndërkombëtar shkoi në duart e Trajçe Dimkovit, Dimçe Angellovit, Aco Kërstovit, Dejan Angellovskit dhe Angel Micevskit. Çmimi ndahet çdo vit dhe është një ndër mirënjohjet më të larta në fushën e sportit.
 
“Një falënderim i madh deri tek të gjithë njerëzit të cilët kanë parë punën e gjatë të një punëtori të sportit.”, - theksoi trajneri i mundjes “Buçim Jaka”, Dimçe Angellov. 
 
“Kjo mirënjohje nuk është vetëm personale, por për të gjithë njerëzit me të cilët e kalova së bashku këtë rrugëtim.”, - u shpreh sportisti, Dejan Angellov. 
 
“Në 65 vjet në mundje, ky është çmimi i parë.”, - theksoi fituesi i çmimit “8 Shtatori”, Angel Micevski. 
 
“Nëse sporti krijohet nga lëvizja dhe aktiviteti fizik i njeriut, ndërkaq ne shumë pak po lëvizim, porosia ndaj të rinjve është - Lëvizni që të ekzistojmë të gjithë, si një mundësi e vetme për të vazhduar ashtu siç duhet!”, - u shpreh fituesi i çmimit “8 Shtatori”, Trajço Dimkov.