Bozhinovska: RMV-ja do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të Gazit

04.09.2026 16:09

Nga sot, RMV-ja do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të Gazit...

Nga sot, RMV-ja do të jetë pjesë e Korridorit Vertikal të Gazit, së bashku me Greqinë, Serbinë, Bullgarinë, Rumaninë, Hungarinë, Sllovakinë, Moldavinë dhe Ukrainën, tha ministrja e Energjetikës,  Sanja Bozhinovska  në Panairin e 6-të Metropolitan që u mbajt në Selanik.
 
“Kjo është shumë e rëndësishme, sepse sot do të nënshkruajmë edhe një Memorandum Mirëkuptimi, që do të thotë se më në fund nuk do të mbetemi jashtë hartës së energjisë dhe do të lidhemi me Korridorin Vertikal. Çfarë do të thotë kjo? Deri më tani, ishte planifikuar të ishte nga Greqia përmes Bullgarisë, Rumanisë, Hungarisë, Sllovakisë, deri në Moldavi dhe Ukrainë, dhe nga sot ne dhe Republika e Serbisë do të përfshihemi gjithashtu në këtë projekt energjetik. Po punojmë intensivisht për interkonektorin me Greqinë, sigurisht, dhe me lidhjen e interkonektorit me Serbinë, që do të thotë se deri në fund të vitit të ardhshëm, duhet të jemi gati që të ketë transit gazi nëpër vend dhe sigurisht, sasi të rritura dhe që të mos kemi vetëm një lidhje. Kjo do të thotë se do të kemi një kufi të dytë, ku mund të furnizohemi me LNG.”, - deklaroi ministrja e Energjetikës, Sanja Bozhinovska. 
 
Sipas ministres së Energjetikës, vendi do të ketë një furnizim alternativ, do të ketë  një mundësi të dytë për t’u lidhur me Aleksandropolin dhe Revitousën, dhe gjithashtu do të jemi një qendër që do të furnizojë Evropën Juglindore me gaz, tha Bozhinovska.
 
VLORA LATIFI TOPOJANI