Botë

Gaza pa ujë, kriza thellohet, banorët kërkojnë ndihmë

04.09.2026 17:13

Kriza e ujit në Gazë po thellohet...

Sulmet ndaj infrastrukturës së ujësjellësit dhe kanalizimeve, së bashku me mungesën e karburantit dhe bllokadën, kanë vështirësuar ndjeshëm qasjen e palestinezëve në ujë të pijshëm.
 
Në shumë zona të Gazës, furnizimi me ujë përmes rrjetit është ndërprerë, duke detyruar banorët të presin në radhë për të siguruar ujë për nevojat bazë.
 
“Sa u përket organizatave ndërkombëtare, nuk ka asnjë organizatë që e mbështet këtë kamp. Ky kamp nuk merr asnjë mbështetje. Falënderojmë vëllezërit tanë turq për ofrimin e ujit. Në zonën e Iskanderit, pothuajse asgjë nuk ka mbetur; ajo është shkatërruar plotësisht. Urojmë që prania dhe ndihma juaj të vazhdojnë. Ju falënderojmë shumë.”, - tha banori i Gazës, Mohammed.
 
Përballë mungesës së ujit, organizatat turke të ndihmës po ndërhyjnë me furnizime emergjente. Uji i pijshëm shpërndahet me autobote në strehimore dhe kampe me tenda, ku banorët nuk kanë më qasje në rrjetin e ujësjellësit.
 
“Si ekip turk i ndihmës, ne po u shpërndajmë ujë njerëzve në këto zona që janë shkatërruar nga pushtimi. Pushtimi i shkatërroi këto zona dhe gjithashtu dëmtoi impiantin e trajtimit të ujit.”, - u shpreh punonjësi i Organizatës së Ndihmës, Wassem Aliwa.
 
Me infrastrukturën e ujit të dëmtuar rëndë dhe furnizimet e kufizuara, banorët e Gazës vazhdojnë të përballen me vështirësi të mëdha për të siguruar një nga nevojat më themelore, ujin e pijshëm.
 
ARMEND MURSELI