Maqedoni
Parashikimi i motit
05.09.2026 11:35
Me diell dhe ngrohtë, me temperatura deri në 37 gradë

Moti sot do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare lokale. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
Temperatura minimale do të jetë në intervalin nga 10 deri në 18, ndërsa maksimalja do të arrijë nga 31 deri në 37 gradë Celsius.
Në Shkup, moti do të jetë me diell dhe i ngrohtë, me vranësira të pakta deri mesatare. Do të fryjë erë e dobët deri mesatare nga drejtim i ndryshueshëm.
