Maqedoni
QMK: Zjarri pranë Graçanit ende aktiv
05.09.2026 11:47
Në 24 orët e fundit, QMK ka regjistruar 31 zjarre në hapësirë të hapur...

Në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimin e Krizave (QMK) ka regjistruar 31 zjarre në hapësirë të hapur, prej të cilëve 2 janë aktive, 5 janë nën kontroll dhe 24 janë shuar.
Aktive janë zjarret në Komunën e Gjorçe Petrovit, në fshatin Graçan – zjarri është aktiv edhe në territorin e Republikës së Kosovës – si dhe në Komunën e Makedonski Brodit, pranë fshatit Belicë, në lokalitetin Kajorec.
