Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim: 31 zjarre në ambiente të hapura, 2 ende aktive

05.09.2026 15:44

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me zjarre në ambiente të hapura....

Maqedonia e Veriut vazhdon të përballet me zjarre në ambiente të hapura. Në 24 orët e fundit, Qendra për Menaxhimin e Krizave regjistroi 31 zjarre në sipërfaqe të hapura, nga të cilat 2 janë aktive, 5 janë nën kontroll dhe 24 janë shuar. Zjarre aktive ka në komunën e Gjorçe Petrov, fshatin Graçan – zjarre aktive ka edhe në Kosovë dhe Komunës së Makedonski Brodit , pranë fshatit Belicë, lokaliteti Kajorec.
 
“Zjarri që nga ana e Kosovës ka hyrë në territorin tonë, është ende aktiv. Gjatë ditës së djeshme zjarri u afrua në fshatin Graçan dhe u ndalua para shtëpive të para falë zjarrfikësve të Shkupit dhe ekipeve ndihmëse nga drejtoria për mbrojtje dhe shpëtim. Ky zjarr gjatë ditës së sotme ka marrë drejtim kah fshati Nigishtan por aty janë shpërndarë numër i madh i zjarrfikësve dhe nuk paraqet rrezik për këtë fshat.”, u shpreh drejtori i Drejtorisë për Mbrojtje dhe Shpëtim, Stojançe Angellov.
 
Nga Drejtoria për Mbrojtje dhe Shpëtim po ashtu theksojnë se një ekip zjarrfikës i përbërë nga zjarrfikës vullnetarë nga Manastiri, u angazhua dje pasdite në shuarjen e zjarrit që po përhapej në zonën pranë Selcës dhe Likovës, në kufirin midis komunave të Strugës dhe Dibrës. Ekipi u angazhua në shuarjen e zjarrit dhe herët në mëngjes vazhdoi punën në vijën e zjarrit. Angelov pret që detyra e ekipit të përfundojë gjatë ditës. 
 
VLORA LATIFI TOPOJANI