Cipras në Shën Petërsburg në bisedime me Putinin
Kryeministri grek Aleksisë Cipras qëndron në Shën Petërsburg që të kërkojë ndihmë financiare ruse, e cila do t'i ndihmonte që Greqia t'i shmanget falimentimit, njofton mediat britanike...

Cipras, formalisht qëndron në Rusi që të marrë pjesë në punën e forumit ekonomik që mbahet në Shën Petërburg, ku sot pasdite duhet të takohet me presidentin rus Vladimir Putin.
Sipas "Dejli Telegrafit" londinez, ministri rus i Ekonomisë Aleksij Ulukaev ka deklaruar se Rusia nuk është e gatshme ta shlyejë borxhin grek apo t'i blejë obligacionet shtetërore greke, por e vetmja që mund të bëhet është të jep garancion për kreditë e Greqisë.
Zëvendësministri i Financave të Rusisë, Sergej Stoçak, megjithatë sot deklaroi se Greqia nuk ka kërkuar ndihmë nga Ministria ruse e Financave.
Deklaratat e të dy funksionarëve të lartë rus, vijnë pas porosisë që deri te Athina e dërgoi drejtoresha e përgjithshme e FMN-së, Krisitn Lagrad, se afati për skadimin e borxhit prej 1,6 miliardë dollarë më 30 qershor është definitiv dhe nuk do të ketë "grejs periudhë", e as shtyrje të pagesës.
Lagrad edhe njëherë kërkoi nga Qeveria greke të bëhë "reformim të sistemit pensional grek", por shtoi se pensionistët në vend duhet të mbrohen.
