Botë
Francë, Frontex zgjeron operacionet në La Mansh
05.09.2026 17:23
Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, për herë të parë ka vendosur anije patrulluese në La Mansh...

Agjencia kufitare e BE-së, Frontex, për herë të parë ka vendosur anije patrulluese në La Mansh, për të ndihmuar në shpëtimin e emigrantëve që përballen me vështirësi gjatë kalimit nga veriu i Francës drejt Britanisë së Madhe.
Frontex do të vendosë një anije spanjolle gjatë shtatorit dhe tetorit, ndërsa anijet nga Lituania janë planifikuar të angazhohen nga nëntori deri në janar të vitit 2027.Autoritetet franceze ruajnë kontrollin mbi operacionet në të cilat përfshihen anijet e Frontex-it.
